Sevilla ka shkarkuar trajnerin Diego Alonsos pas humbjes 3-0 në La Liga kundër Getafes. Tekniku 48-vjeçar u largua edhe nga kombëtarja e Uruguait pasi nuk arriti që ta kualifikonte në Botërorin Katar 2022.
Me skuadrën andaluziane, që renditet në vend të 16 në La Liga, ai kishte arritur vetëm dy fitore që kur u ul në stol në tetor, ku zëvendësoi trajnerin Jose Luis Mendilibar. Ndërkohë Barcelona nuk di më të fitojë. Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez barazoi 1-1 në sfidën e javës së 17 të La Liga-s kundër Valencias në transfertë.
Blaugranat gjetën golin në të 55 me Zoao Feliks. Për vendasit barazoi në të 70 Guijamon. Miqtë tentuan golin e fitores, por Torres dhe Rafinja nuk u treguan të saktë. Skuadra katalanase shkon në 35 pikë në renditje.
Katalansit shkojnë në tri ndeshje pa fitore. Në sfidat e tjera Atletik Bilbao mundi 2-0 Atletiko Madridin, ndërsa Granada e Myrto Uzunit që luajti titullar u mposht minimalisht në transfertë nga Selta Vigo.