Një fotograf dhe modele turke janë arrestuar nga policia në Ankara, për ‘fyerje të vlerave fetare’ pas një fotosesioni të realizuar në xhaminë Kocatepe të qytetit.
Fotografi Bilal Kisa dhe modelja Ezgi Cebeci u përballën me një reagim të ashpër nga shumë llogari në mediat sociale pasi Kisa ndau fotot e bëra brenda dhe para xhamisë, në të cilat Cebeci mbante rruaza lutjeje islamike si gjerdan, një shami të lirë, por shfaqej e veshur me një bluzë me barkun jashtë.
Kisa kërkoi falje, por megjithatë ai dhe Cebeci u arrestuan dhe iu morën fotot e realizuara në xhami.