Një autogol i ish-mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos i dha fitoren Barcelonës në përballjen kundër Sevillas në sfidën e javës së tetë të La Liga-s. Spanjolli devijoi topin e gjuajtur nga Lamine Yamal në portën e tij në minutën e 76-të.
Në pjesën e pare, Zhoao Feliks goditi traversën, por prapavija andaluziane arriti që t’i bënte ballë presionit të katalansve. Por pas rrjetës së pësuar, Sevilla e pati të pamenduar që të rikthente baraspeshën në fushë.
Me tri pikët e marra, Barça shkon në kuotën e 20 pikëve në renditje, Pas takimit, trajneri Çavi Hernandez analizoi paraqitjen e blaugranave.
‘Unë mendoj se ne sulmuam mirë dhe luajtëm futboll të bukur. Ne meritonim që të shënonim më shumë gola dhe po largohemi nga stadiumi me një ndjesi mjaft të mirë’, u shpreh Xavi Hernandez.
Barça nuk do të ketë të disponueshëm për një muaj Rafinjën, pasi futbollisti pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë.
Ndërsa Sergio Ramos reagoi në Twitter pas takimit. Ai shkroi se kjo ndeshje dhemb për rezultatin dhe rrethanat, por e forcon imazhin dhe sjelljen e ekipit. Tani Sevilla do të punojë për takimin e radhës në Ligën e Kampioneve.