5 persona kanë humbur jetën në Nigeri si pasojë e një sëmundjeje të padiagnostifikuar, ndërkohë që 10 të tjerë po trajtohen në spital në shtetin e Kadunës.
Spitali në Kaduna ka njoftuar se po kryhen të gjitha analizat për të parë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 5 personave. Stafi mjekësor ka raportuar se personat të cilët po marrin ndihmën mjekësore kanë kollë dhe të vjella.
Mjekët u kanë bërë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët dhe të afërmit nëpër klinikat mjekësore për t’u bërë kontrolle pasi sëmundja misterioze ende nuk dihet se nga çfarë shkaktohet. Kjo ngjarje ka ngjallur frikë dhe panik tek të gjithë qytetarët pasi mendojnë se mund të shndërrohet në një epidemi.