Ditën e sotme Guardia di Finanza ka sekuestruar 2 ton kokainë e cila nëse do të arrinte të nxirrej në treg do të kapte vlerën e 400 milionë eurove.
Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga efektivë të Katania dhe nga grupi ajror-detar i Messinas.
Droga ishte e paketuar shumë mirë, kjo për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë. Policia sekuestroi rreth 70 pako nga një pajisje sinjalizuese ndriçuese dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta.
Sipas mediave vendase, droga do të shpërndahej në Europë, por nuk dihej se ku do ta çonte rrjedha këtë shumë të madhe narkotike. Në lidhje me drogën e sekuestruar nuk ka asnjë të dënuar por policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.