Çdo udhëtim në avion mund të jetë stresues, por përballja me një fluturim të gjatë mund të jetë veçanërisht frikësuese.
A duhet t’i japësh përparësi gjumit apo ngrënies, apo të dyjave? A duhet të përpiqesh të bësh fizkulturë në korridor? A është ndonjëherë e pranueshme të heqësh këpucët?
Kris Major është një stjuardes britanik me 24 vjet përvojë. Ai ka punuar në udhëtime të shkurtra dhe ka kaluar 14 orë në qiell. Ndërsa pandemia po i venitet dhe shumë nga ne mezi presim aventurat, CNN Travel i kërkoi Majorit truket e tij për mbijetesën e orëve të shumta në qiell.
A duhet të hani para ose gjatë fluturimit gjatë natës?
Nëse jeni duke kapur një fluturim nate dhe doni të maksimizoni gjumin në bord, Major sugjeron të hani para se të hipni në avion.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse fluturimi është i gjatë, psh nëse jeni duke udhëtuar nga Nju Jorku në Londër. Në rastin më të mirë do duhet të flini rreth pesë ose gjashtë orë.
A duhet të sjellësh një jastëk udhëtimi
Kjo është një gjë e mirë, pasi do të ndiheni shumë rehat dhe aspak stresues në rast se ju flihet gjumë. Mos shpresoni te linja ajrore për t’i gjetur ato.
Po sikur të mos flesh dot?
A duhet të ngulmosh e të vazhdosh të përpiqesh, apo të dorëzohesh e të shohësh një film? Majori thotë se nuk ka kuptim të përpiqesh të bësh gjumë të detyruar, veçanërisht nëse ora e trupit mendon se është mesi i ditës dhe thjesht nuk je e lodhur.
Si janë zonat e pushimit të stjuardesës?
Zonat e pushimit të ekuipazhit ekzistojnë në të gjithë aeroplanët, por se si duken këto varet nga linja ajrore, avionët dhe gjatësia e fluturimit. Majori thotë se e gjen gjumin në zonat e pushimit të ekuipazhit mjaft lehtë, por ai njeh stjuardesa që e kanë të vështirë të flenë në shtretër që Majori i quan “teknikisht arkivole”. Përfshirë këtu që ato kanë një kohë të limituar që nuk shkon më shumë se 15 minuta pushim.
A keni ndonjë këshillë për t’u ndjerë të freskët pasi keni fjetur në aeroplan?
Të gjithë kemi provuar të zgjohemi pas një gjumi në mes të fluturimit, duke shkuar në banjën e avionit për t’u freskuar. Mirëpo, majori ka një tjetër këshillë.
“Pastrimi i dhëmbëve është gjithmonë ai që i freskon më shumë të gjithë,” thotë ai.
A duhet të bëni ushtrime gjatë fluturimit?
Të ulesh në të njëjtin pozicion të drejtë për orë të tëra është e parehatshme, por nuk është gjithmonë e lehtë të ngrihesh për t’u shtriqur. Shenja e rripit të sigurimit mund të ndizet ose mund të shqetësosh fqinjin.
Majori thekson se edhe vetëm të tundësh gishtin e këmbës teksa rri ulur në ndenjësen tënde ia vlen.
“Lëvizni në ndenjësen tuaj, lëvizni këmbët, bëni atë që vjen natyrshëm – tunduni, lëvizni” thotë ai.
Cila është perspektiva jote për pasagjerët që heqin këpucët?
Për shumë pasagjerë, kjo është një pyetje e diskutueshme për shkak të shqetësimeve për këmbët me erë. Mirëpo, Majori i nxit të gjithë ata që janë në një udhëtim të gjatë për të hequr këpucët për t’u rehatuar dhe për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.