Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se synon që të mbajë kontakte me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se do të ketë një bisedë telefonike me të “së shpejti”.
“Unë planifikoj të flas përsëri me të së shpejti,” tha ai sot, duke folur në Kongresin e 38-të të Protestantizmit Gjerman, Kisha në Nuremberg.
Megjithatë, për këtë hap, ai ka një kusht.
“Një parakusht për një “paqe të drejtë” është që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Kjo është ajo që duhet kuptuar”, bëhet e qartë.
Gjermania ka qenë një krah për Ukrainën në betejën e saj për liri dhe për këtë, kancelari nuk nguron që ta theksojë.
“Ishte dhe është e drejtë të veprojmë në mënyrë të koordinuar në çdo gjë që bëjmë. Të marrësh parasysh çdo hap dhe të mos vazhdosh vetëm. Ne mbetemi gjithmonë të përkushtuar ndaj këtij parimi”.