Afërsisht një e treta e qytetarëve amerikanëvë përjetuan cilësi të dobët të ajrit këtë të enjte, pasi tymi nga zjarret e zgjatura kanadeze mbushi qiejt mbi pjesën qendrore dhe lindore, duke shkaktuar kushte të pashëndetshme madje edhe të rrezikshme.
Alarmet për cilësinë e ajrit ishin në fuqi deri në mesnatë për një pjesë të Shteteve të Bashkuara, që shtrihet nga shteti Uiskonsin dhe Illinoi verior deri në Miçigan dhe deri në Nju Jork dhe Bregun Lindor, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Më shumë se 100 milionë amerikanëve iu kërkuan të kufizojnë aktivitetet e zgjatura në natyrë si dhe të mbajnë maskë nëse vuajnë nga sëmundje pulmonare ose probleme të tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Fëmijët dhe të moshuarit gjithashtu u këshilluan të minimizojnë ose shmangin aktivitetet e vështira.
“Merrni masa paraprake të enjten. Nëse keni probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes si astma, zvogëloni kohën tuaj jashtë,” – tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams në Twitter.