Temperatura normale e trupit të njeriut është 98,6 gradë Fahrenheit që korrespondon me 37 gradë Celsius. Çdo gradë mbi 37 quhet ethe, e cila mund të çojë në hipertermi në një gjendje të valës së nxehtësisë, e cila mund të jetë fatale.
Zakonisht thuhet se temperatura maksimale të cilën njerëzit mund të durojnë është 108,14 gradë Fahrenheit ose 42,3 gradë Celsius.
Një temperaturë më e lartë mund të denatyrojë proteinat dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme në tru. E thënë thjesht, trupi i njeriut mund të kthehet në një ‘vezë të fërguar’.
E mira është se njerëzit janë gjitarë me gjak të ngrohtë. Kjo do të thotë se ato mbrohen nga një mekanizëm i quajtur homeostazë, një proces përmes të cilit truri i njeriut – pjesa e quajtur hipotalamus – rregullon temperaturën e trupit për ta mbajtur atë në intervalin e mbijetesës.
Zgjerimi i enëve të gjakut, djersitja dhe frymëmarrja përmes gojës ose dëshira për të dalë në hapësira të hapura për ajër të pastër janë mënyra përmes të cilave hipotalamusi rregullon temperaturën e trupit të njeriut.