Në një përditshmëri të ngjeshur, si ajo që jetojmë shumica prej nesh, ushtrimi fizik për shumë njerëz duket një luks ose një “detyrim” i lodhshëm, që shkakton edhe më shumë stres . Dhe ndërsa studime të shumta kanë nxjerrë në pah përfitimet që mund të ofrojë për shëndetin e njeriut, shumë ende e shtyjnë takimin e tyre me palestrën.
Në një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet e njerëzve me aktivitetin fizik, studiuesit nga Universiteti i Kiotos dhe Universiteti i Kalifornisë argumentuan se edhe lëvizja më e vogël mund të bëjë një ndryshim. Në veçanti, në studimin e ri të publikuar në JAMA Netëork Open, është regjistruar se 8000 hapa , që korrespondojnë me rreth 6.4 kilometra, një ose dy herë në javë, mund të ulin ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme .
Ju i bëni?