Të paktën tetë persona u vranë, mes tyre tre fëmijë, dhe 56 u plagosën nga sulmi rus me raketa në një restorant në Kramatorsk të Ukrainës.
Sulmi shkatërroi restorantin Ria Pizza në qendër të qytetit.Tre kolumbianë, shkrimtari i famshëm Hector Abad, politikani Sergio Jaramillo dhe gazetarja Catalina Gomez u plagosën lehtë teksa po darkonin në restorant.
Siç raporton Ministria e Brendshme në Ukrainë, në mesin e të plagosurve ishte edhe një foshnjë. Ndërsa një tjetër raketë goditi një fshat duke shkaktuar 5 të plagosur.
“Që nga ora 07: më 28 qershor, trupat e tetë personave të vdekur (përfshirë tre fëmijë, dy prej tyre të lindur në 2008 dhe 2011) u nxorrën nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar të restorant”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.