4 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një vale të re sulmesh ruse me raketa në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kievin. Sistemet e alarmeve janë aktivizuar në të gjithë territorin e Ukrainës. Sulmet vijnë vetëm një ditë pasi kryeministri i Polonisë, Donald Tusk vizitoi Ukrainën, duke u zotuar se do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht vendin kundër Rusisë.
Sipas mediave vendase, sulmi vijojë për dy orë e gjysmë dhe forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se kishin shkatërruar 21 nga 41 raketat e lëshuara nga Rusia. Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 deri më 2 janar 2024, Rusia ka lëshuar më shumë se 500 dronë të prodhuar nga Irani në qytetet ukrainase.
Ndërkaq NATO ka nënshkruar një kontratë 1.1 miliardë euro për municion artilerie 155 mm që do t’i furnizohen Ukrainës pas mungesës së municioneve që po pengon përpjekjet e saj në luftë.