Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka kërcënuar hapur Ukrainën që të plotësojë kushtet ose ushtria do të vendosë fatin e agresionit. Më shumë se 60% e infrastrukturës në qytetin Bakhmut është shkatërruar duke lënë gati nëntë milionë njerëz pa energji elektrike. Sipas Lavrov Ukraina duhet të përmbushë kërkesat e Moskës dhe vullnetin e ushtrisë së saj.
“Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun. Çështja është e thjeshtë, përmbushni kushtet për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse” u shpreh ministri i jashtëm rus.
Ndërkaq Ukraina po synon të mbajë një samit paqeje deri në fund të shkurtit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Rusia do të ftohet vetëm kur të gjykohet për krimet e luftës.