Joseph Stiglitz, ekonomisti Kejnesian, fitues i çmimit Nobel, ka bërë thirrje që super të pasurit t’u nënshtrohen taksave deri në 70% për të ndihmuar trajtimin e pabarazisë, hendek i cili sa vjen dhe zgjerohet edhe më shumë.
Stiglitz, i cili fitoi çmimin Nobel në ekonomi më 2001 dhe ishte pionier i shumë ideve rreth globalizimit dhe pabarazisë, tha se futja e një takse të posaçme mbarëbotërore prej 70% mbi shume te pasurit “do të kishte kuptim”.
Aktualisht, norma e tatimit mbi të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar është 45% në të ardhurat vjetore mbi £ 150,000. Në SHBA, norma më e lartë e taksës është 37% mbi fitimet mbi 539,901 dollarë.
Stiglitz tha se ndërsa një rritje në normën e tatimit mbi të ardhurat do të ndihmonte në krijimin e një shoqërie më të barabartë, duke theksuar futja e taksave të pasurisë mbi pasuritë do të kishte një ndikim edhe më të madh brez pas brezi.
“Ne duhet të taksojmë pasurinë me një normë më të lartë, sepse shumica e pasurisë është pasuri e trashëguar, [për shembull] – të rinjtë Walmart, trashëguan pasurinë e tyre. Një nga miqtë e mi e përshkruan [këtë] si fitimin e lotarisë së spermës: ata zgjodhën prindërit e duhur”.
Stiglitz tha se pandemia e COVID-19 e kishte përkeqësuar pabarazinë në një shkallë “mahnitëse”, duke argumentuar se ajo “ekspozoi pabarazitë globale dhe i përkeqësoi ato”.
Hulumtimi i publikuar nga Oxfam javën e kaluar tregoi pothuajse dy të tretat e pasurisë së re të grumbulluar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1% te më të pasurit. Oxfam tha për herë të parë në një çerek shekulli se rritja e pasurisë ekstreme po shoqërohej nga një rritje e varfërisë ekstreme. Prandaj vendosja e taksës është kthyer në domosdoshmëri.