Nafta në bursë ka pësuar rritje pasi Arabia Saudite dhe Rusia deklaruan se do t’i përmbahen reduktimit të prodhimit të naftës deri në fund të vitit. Nafta në bursën e Londrës u rrit me 41 cent, ose 0.5%, në 85.30 dollarë për fuçi ndërsa nafta në bursën amerikane u rrit me 54 cent ose 0.7% në 81.05 dollarë për fuçi.
Arabia Saudite konfirmoi se do të vazhdojë me uljen e saj shtesë vullnetare prej 1 milion fuçi në ditë. ndërsa Rusia do të vijojë shkurtimin deri në fund të vitit 2024. Analistët thonë se shkurtimi i prodhimit ka të ngjarë të thellojë deficitin e tregut, gjë që mund të çojë në çmime më të larta.