Gjashtë persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara, pasi një avion u rrëzua pranë një aeroporti në Los Anxhelos.
Avioni i biznesit, Cessna C550, po udhëtonte nga Las Vegas dhe u rrëzua pranë aeroportit “French Valley” në Riverside, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 4:15 të mëngjesit. Këto informacione i ka ndarë publikisht Administrata Federale e Aviacionit.
“Pasagjerët dhe piloti që vdiqën ishin të gjithë të rritur. Kushtet dukej se i kishin përmbushur standardet minimale për një ulje në aeroport”, – tha një nga hetuesit e aviacionit për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit, në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen.