Ka përfunduar pas plot 12 ditësh makthi në familjen e futbollistit të Liverpool, Luis Diaz.
Babai i tij është lënë i lirë nga rrëmbyesit. I ati i Diaz po udhëtonte me helikopter ushtarak për në qytetin e Valledupar.
Ai do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor përpara se të kthehet në familjen e tij.