Cristiano Ronaldo tha se ai dhe Lionel Messi ndryshuan historinë e futbollit dhe se rivaliteti i tyre tashmë ka ikur.
“Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Ronaldo.
Lidhur me rivalitetin që ushqen edhe fansat e tyre, Ronaldo tha se ata që pëlqejnë Ronaldon, nuk kanë pse të urrejnë Messi-n.
“Ata që pëlqejnë Cristiano Ronaldon nuk duhet ta urrejnë Messin. Unë nuk e shoh të tillë rivalitetin. Rivaliteti iku. Ishte mirë, e pëlqeu spektatori. Ne ndamë skenën për 15 vjet dhe përfunduam, nuk them miq, por jemi kolegë profesionistë dhe respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo, është lënë jashtë listës së ngushtë për herë të parë që nga viti 2003, ndërsa Messi mund ta fitojë atë për të tetën herë.