Rodri është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Pep Guardiolës. Ai cilësohet si njeriu vendimtar që vendosi finalen e Champions League.
Teksa është përfolur se do të transferohet në Arabinë Saudite, Rodri e ka mohuar dhe është shprehur se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Mesfushori spanjoll ka nisur sezonin e pestë me Manchester City-n, ndërkohë që ka kontratë deri në 2027 me fituesit e tripletës gjatë sezonit të kaluar.
“Jam shumë i lumtur te City. Kam dëgjuar për Arabinë Saudite, por për mua do të ishte shumë e ndërlikuar të bashkohesha me një projekt si Liga Saudite. Prioriteti im në futboll është ambicia, flas për ambicie sportive, individuale dhe sportive. Për momentin nuk ekziston Arabia në mendjen time”, u shpreh Rodri.