Temperaturat e larta dhe moti ekstrem kanë shkaktuar zjarre të fuqishme në lindje të Australisë. Si pasojë e zjarreve, autoritetet në Sidney kanë detyruar autoritetet që të shpallin gjendjen e emergjencës.
Në shtetin më të populluar të Australisë, atë të Uellsit të Ri Jugor janë evakuuar qindra banorë dhe është kërkuar që qytetarët të kërkojnë kujdes pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.
Pesë shkolla publike janë mbyllur për shkak të cilësisë së ajrit shumë të rëndë. Në vitin 2022, Sydney regjistroi vitin e tij më të lagësht që nga fillimi i regjistrimeve. Të paktën 33 njerëz humbën jetën dhe rreth 3 miliardë kafshë dhe zogj ngordhën nga zjarret e verës 2019-2020, një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija të Australisë.