Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian, është shtruar sërish në një spital në Milano. Në një deklaratë për mediat, spitali tha se Berluskoni u shtrua për “ekzaminime të planifikuara në lidhje me patologjinë e tij të njohur hematologjike”.
Berlusconi është diagnostikuar më parë me leucemi. Aso kohe, ai qëndroi 45-ditë në spital, teksa u largua në 19 maj pasi gjendja e tij u përmirësua.
Një manjat i diskutueshëm mediatik, Berlusconi ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Italisë, së fundmi midis 2008 dhe 2011. Ai u kthye në politikën e vijës së parë në vitin 2022, kur fitoi një vend në Senatin e Italisë, duke përfaqësuar komunën veriore të Monzës.