Olympique de Marseille ka konfirmuar largimin e David Friio. Largimi i tij do të lehtësojë ardhjen e Medhi Benatia.
Friio mbërriti në Marsejë në vitin 2020 përpara se të bëhej drejtor teknik në 2021.
Largimi i tij u konfirmua me një deklaratë të shkurtër nga skuadra.
“Olympique de Marseille dhe David Friio kanë vendosur, me pëlqim të ndërsjellë, t’i japin fund bashkëpunimit të tyre. Klubi dëshiron të falënderojë Davidin për investimin e tij dhe i uron suksese për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhej në njoftim.