Ndoshta shumë nuk e besojnë, por sot falë teknologjisë të gjithë fansat e muzikës së Elvis Presley-t apo edhe ata që nuk arritën ta njohin, do të mund “ta shohin” sërish atë.
Falë Inteligjencës Artificiale dhe projeksionit holografik, do të shfaqet “Elvis Evolution” një premierë në Londër në muajin nëntor.
Shfaqje të tjera janë planifikuar në Las Vegas, Tokio dhe Berlin.
Holograma u krijua në bazë të mijëra fotove personale të muzikantit dhe pamjeve video në shtëpi, të cilat janë pjesë e një marrëveshjeje pronarëve të pasurisë së Elvis Presley dhe Layered Reality.
Elvis Presley “digjital” do të performojë këngët e tij ikonike njësoj sikur të ishte Elvisi i vërtetë.