Sot do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 17-19 °C, në vendet e ulëta 13-18 °C, në vendet malore 8-13 °C. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.