Nga kjo e hënë, parashikohet mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Për ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.
Nga kushte të paqëndrueshme atmosferike do të përfshihet edhe dita e Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ngrohta jugore pritet një rritje e temperaturave në mesjavë si dhe përsëri rënie e tyre duke filluar nga dita e Premte dhe kryesisht fundjavën e ardhshme.