Për herë të parë që nga sezoni 1969-1970 në NBA, asnjë skuadër nuk ka shënuar më pak se sa 80 pikë në një ndeshje të vetme. Në disa përballje, disa skuadra ishin afër një rezultati me nën 80 pikë për ndeshje, ku veçohet sfida e 4 dhjetorit, Cleveland dhe Knicks, ku Cavs shënuan vetëm 81 pikë.
Por janë disa faktorë të cilët kanë sjellë këtë spektakël dhe pikavarazh të lartë. Përveç rritjes së saktësisë së basketbollistëve në tentativat për kosh, ekipet janë mbështetur më shumë në gjuajtjet nga distanca.
Por NBA ka përmirësuar edhe rregullat përgjatë viteve me qëllim që të rrisë numrin e shënuesve dhe të favorizojë lojtarët ofensivë. Me këtë sezon emocionues, fansat e NBA duhet që të presin rezultate emocionuese në sfidat e radhës play-in.
Ndërkohë që të shtunën nis raundi i play-off , pas finalizimit të fazës përfundimtare. Ky sezon i NBA është karakterizuar nga një performancë mjaft mirë edhe të basketbollistëve, ku janë 23 lojtarë të cilët kanë shënuar nga 50 pikë e sipër.