Suleman Daëood është një nga 5 personat që vdiqën në nëndetësen “Titan”, për të parë rrënojat e Titanikut. I riu e bëri udhëtimin me të atin, i cili ndërroi jetë po ashtu në 4 mijë metra thellësi.
Objektivi i Daëood nuk ishte tjetër veçse të zgjidhte kubin e Rubikut në nëndetëse. Ai mbante një aparat fotografik për të regjistruar skenën. Këtë e pranoi nëna e tij, Christine, në një intervistë për BBC.
“Isha shumë e lumtur për ta sepse donin shumë të shihnin mbetjet e Titanikut”, tha Christine, e cila pranoi se fillimisht do të shoqëronte të shoqin në këtë mision. “Ia lashë vendin Sulemanit, sepse ai kishte shumë dëshirë të shkonte”.
Nëse do t’ia kishte dalë, në Librin e Rekordeve Guinness do të ishte edhe zgjidhja e kubit të Rubikut në 3600 metra thellësi.