Legjenda e NBA-së, Michael Jordan ka arritur një moment historik të ri në karrierën e tij, si atleti i parë profesionist që renditet në mesin e 400 njerëzve më të pasur të Amerikës, sipas Forbes.
Jordan hyn në listën e Forbes 400 në numrin 379 pasi ka shitur shumicën e aksioneve të tij në Charlotte Hornets në fillim të këtij viti. Forbes vlerëson se pasuria neto e yllit të famshëm ndërkombëtar është afro 3 miliardë euro.
Ai fitoi statusin e miliarderit në vitin 2015, pjesërisht përmes marrëveshjes së tij me Nike, por edhe përmes kontratave fitimprurëse me Hanes, Gatorade dhe Upper Deck. Jordan është bërë i njohur për filantropinë e tij, duke bërë një donacion rekord prej afro dhjetë milionë eurosh për ‘Make-A-Wish America’ për nder të ditëlindjes së tij të 60-të, dhurata më e madhe nga një individ në historinë 43-vjeçare të fondacionit.