Adidas nisi një fushatë për rroba banje për femra, por në një mënyrë aspak të zakontë dhe kjo po çmend rrjetin. Koleksioni i ri i rrobave të banjës janë prezantuar nga model meshkuj dhe jo vajza. Ky koleksion është i prezantuar si “Pride 2023”.
Video nis duke theksuar qimet në gjoks të modelit mashkull dhe më pas me detaje çdo punim të këtyre modeleve.
Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Adidas të hënën shpjegohet se kjo reklamë shërben si “një thirrje për të fuqizuar dhe mbrojtur komunitetin LGBTQ “.
Megjithatë, është e paqartë nëse modeli identifikohet si mashkull apo është transgjinor.