Kjo është një recetë e cila përgatitet veçanërisht në pranverë, kur është e mundur të gjesh bishtaja të freskëta. Është një salcë e shijsh,e me një shije delikate, që mund të përdoret për makarona, për rizoto ose për të shoqëruar pjatat e dyta me mish të pjekur. Zbuloni më poshtë se si të përgatisni këtë salcë shpejt dhe lehtë duke ndjekur procedurën dhe këshillat hap pas hapi.
Përbërësit
200 g kokrra bishtajash
80 g djathë kaçkavall lope
4 gjethe borziloku
1 thelpi hudhër
75 ml vaj ulliri
Përgatitja
Filloni duke qëruar bishtajat dhe duke nxjerrë prej tyre kokrrat e fasuleve. Mblidhni fasulet në një mikser kuzhine dhe shtoni aty djathin kaçkavall të grirë, hudhrën dhe gjethet e borzilokut të lara mirë. Hidhni pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe jepini shije me pak kripë. Më pas përpunojini përbërësit në mikser derisa të përftoni një salcë kremoze. Kjo salcë mund të ruhet në frigorifer për 2 ditë, në një kavanoz qelqi ose në një enë hermetike, duke shtuar në sipërfaqe pak vaj ulliri. Për ta bërë salcën edhe më të shijshme, gjatë përpunimit në mikser mund të shtoni një grusht me arra pishe, bajame ose disa kokrra arre.