Milan ëndërron, por dështon në miqësoren e luksit kundër Real Madrid. Kuqezinjtë u përmbysën në çastet e fundit të sfidës së luajtur në Los Anxhelos, teksa u mposhtën me shifrat e ngushta 3-2. Ishte skuadra italiane ajo që mori frenat e lojës, teksa shënoi dy herë brenda fraksionit të parë. Fillimisht Tomori kaloi në epërsi skuadrën, ndërsa eurogoli i Luka Romeros u duk se goditi shpresat e Real Madrid për një rezultat pozitiv.
Por reagimi i Los Blancos ishte i jashtëzakonshëm. Federico Valverde barazoi shumë shpejt shifrat me një dopietë golash për të vendosur kështu ekuilibrat. Minutat e mbetura ishin dominuese nga ana e skuadrës së Carlo Ancelottit, që ia doli të shënojë edhe golin e fitores, me talentin brazilian Vinicius që fitoi duelin me mbrojtësin dhe mposhti portierin kundërshtarë.
Milan do të sfidojë Juventusin në miqësoren e radhës, ndërsa Real Madrid mat forcat parasezonale me Manchester United.