Raul Gonzalez nuk nxitohet për të ardhmen. Legjenda e Real Madrid ka zgjedhur të refuzojë ofertën e mbërritur nga Premier League angleze për të qenë trajner i Leeds United. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 45-vjeçari është i vendosur të qëndrojë në Madrid për të shmangur largimin në një moment aspak pozitiv që po kalon skuadra e Premier League. Raul aktualisht ka nën drejtim skuadrën e akademisë së Real Madridit, që momentalisht ndodhet e dyta në grupin e tyre të kategorisë së tretë, duke synuar ngjitjen në Segunda Divizion.
Në rast të dështimit për tu promovuar një kategori më larg, Raul mund të kërkojë largimin jashtë Spanjës gjithmonë nëse nuk i ofrohet stoli i ekipit të parë të Real Madrid. Ish-sulmuesi konsiderohet si pasues i Carlo Ancelottit në pankinën e kryeqytetasve, pasi tekniku italian ka edhe një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij. Raul nuk është i vetmi trajner spanjoll që Leeds United ka shfaqur interes. Në listën e dëshirave për të marrë drejtimin e skuadrës angleze gjendet edhe tekniku i Rayo Vallecano, Andoni Iraola. Leeds United është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jesse Marsch për shkak të rezultateve të dobëta.