Nga Vlora, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e qartë në mesazhin e saj. Për mediat, ajo tha se askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë bazuar mbi ligjin.
Kjo ishte përgjigja e saj lidhur me rastin e kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave.
“Jam një nga vëzhguesit ndërkombëtarë të shumtë. Situata deri në këto momente duket se po shkon mirë, por jam një nga personat, do duhet të presim të dëgjojmë të gjitha vëzhgimet. Duhet të presim për raportimet nga ODIHR. Po ndalemi në të gjithë vendin, isha në Nivicë dhe Selenicë dhe do shkojë në disa vende të tjera. Ne po shikojmë situatën edhe në Himarë. Nuk duhet të ketë asnjë presion, askush nuk duhet të shesë apo të blerë votën, është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme në çdo situatë”, tha Kim.