Një raport i ri i NYT, që citonte inteligjencën amerikane tha se sabotimi i Nord Stream ka ardhur nga Ukraina, mirë po Kievi e ka mohuar kategorikisht.
“Ne nuk kemi gisht. Unë rekomandoj që të mos nxirren përfundime të nxituara,” tha ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius.
Një këshilltar i presidentit të Ukrainës që nga mbrëmë ka mohuar përfshirjen e Kievit, duke e cilësuar si “teori konsperacioni”.
Çuditërisht në të njëtën mënyrë mendon edhe Rusia. Ajo bën fajtore SHBA, duke thënë se ky raport po shërben pr të humbur vë mendjen nga e vërteta.
“Është e qartë se autorët e sulmit po kërkojnë të shpërqendrojnë drejtimin e hetimeve nga e vërteta. Është e qartë se ky është një veprim i koordinuar komunikimi. Ky rast nuk është vetëm i çuditshëm. Duket si një krim monstruoz ” tha Dmitri Peskov, një zëdhënës i Vladimir Putinit, sipas agjencisë Ria Novosti.
Peskov përsëriti kërkesën e Kremlinit që Rusia të marrë pjesë në hetim.
Më 26 shtator 2022, rrjedhje të mëdha nga katër pika pas shpërthimeve nënujore ndodhën në tubacionet që lidhin Rusinë me Gjermaninë, në një zonë të ujërave ndërkombëtare.
Provat e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës së SHBA shpien në përfundimin se autorët e sabotazhit janë “kundërshtarë të presidentit rus Vladimir Putin”, thoshte raporti i New York Times.