Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të mbyllen duart se çdo Kadastre. Ai tha se një projekt i tillë do të marrë shumë shpejt jetë. Lajmin e dha gjatë një takimi falenderuar në qytetin e Fierit.
“Do e bëjmë shumë shpejt, do mbyllim dyert e Kadastrave, duhet të mjaftojë që aplikimi të bëhet online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë brenda afatit, pa pasur nevojë për të takuar njeri dhe pa qenë në dorën e një regjistruesi, brenda qershorit do bëjmë dhe prezantimin dhe do veprojmë shumë shpejt, për t’ua hequr njerëzve këtë barrë”, tha Rama.
Më herët, ai zgjodhi që të ndryshonte drejtorët, duke larguar Artan Lamen dhe vendosur në vendin e tij, Dallëndyshe Bicin.