Kryeministri Rama ka folur për herë të parë që pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’ia lënë Partinë Demokratike Alibeajt. Ai tha se të gjitha partitë do të hyjnë në zgjedhje.
“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do të hyjë në zgjedhje, me rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama.
Sa u përket akuzave për për influencim në vendimin e Gjykatës së Apelit, Rama preferoi të mos përgjigjej.
“Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme”, deklaroi ai.
Ky reagim vjen në një kohë kur 2 palët e PD-së kanë shkuar në KQZ ku pretendojnë të futen në zgjedhje me logon e partisë.