Kryeministri Edi Rama do të niset të martën drejt Berlinit. Atje mësohet se do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Sholz, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për mediat. Në takimin me kancelarin Scholz pritet vendoset data për një samitin të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.
Kjo vizitë vjen pasi në Berlin do të zhvillohet një panair i turizmit me pjesëmarrjen e mbi 65 vendeve të botës.
Të gjithë vendet do të paraqesë një paketë promovuese turistike për vendin. Edhe Shqipëria do të prezantojë të gjitha atraksioneve turistike ku do të jenë gati 160 mijë vizitorë apo tregtarë të mundshëm për të shkëmbyer eksperienca të ndryshme.
Rama po ashtu do të ketë takime me biznesmenë apo investitorë për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe jo vetëm në aspektin turistik.