Kryeministri Edi Rama ka kërkuar tërheqjen mbrapsht të raportit të Dick Marty. Nga Asambleja e Këshillit të Europës, Rama tha se ky raport që e cilësonte Shqipërinë si bazën për trafikimin e organeve njerëzore nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës është i pavërtetë dhe për pasojë thekson se Asambleja duhet të reflektojë.
“Situata shqetësuese e pati zanafillën Brenda Këshillit të Europës, do ishte fajtor nëse do heshtja dhe Asambleja duhet të korrigjojë çdo gabim dhe do duhet t’ hapë rrugën tërheqjen mbrapsht të raportin që etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën do ishte më keq se të bëhej ky raport”, tha Rama.
Në djalën e tij të shkurtër, kryeministri bëri një paralelizëm me Ukrainën dhe Kosovën. Sipas tij, presidenti Volodomir Zelenky sot është Hashim Thaçi dje.
“Kërkoj ndjesë sepse më duhet të bëj një rrëfim jo të këndshëm, është e pamundur të mos heq paralele mes presidentit të Ukrainës Zelensky dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Padrejtësia kundrejt UCK nisi në Këshillin e Evropës nën ndikimin dashakeqës të Rusisë. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e veçante e ngritur nga bota demokratike, por mbështetur në një raport si ai i Dick Marty, që u sponsorizua nga Putrin. Akuza të pabazuara u ngritën si një lloj njollosje të Shqipërisë dhe Kosovës. Kur dëgjova Putin të fliste për krime kundër njerëzimit, m’u duk sikur pashë Zelenskyn në Gjykatë të ngritur pas 10 vjetësh”, tha Rama.