Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të martë partitë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ftesën kryeministri Edi Rama i’a ka dërguar liderëve politikë shqiptarë në vendin fqinjë, teksa nuk ka një axhendë zyrtare të publikuar.
Takimi do të mbahen në 19:30 vjen dhe në kuadër të fillimit të vitit të ri kalendarik ku pritet të ketë dhe një koordinim të punës mes faktorit politikë shqiptarë këndej dhe andej kufirit. Menduh Thaçi është i pari lider që ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama, duke konfirmuar se do të jetë sot në Tiranë.
Këtë mbledhje e tentoi në tetor të një viti më parë edhe Lëvizja Besa, ndërsa përfundoi pa rezultat. Ajo ka refuzuar këtë takim duke thënë se për aq kohë sa nuk mblidhen dot me njëri-tjetrin, nuk kanë pse mblidhen në Tiranë.