Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruhet sot Memorandumi i Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”. Zv.kryeminstrja bëri me dije se investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve duke thënë se nënshkrimi i memorandumit për nisjen e investimeve për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Ndër të tjera theksoi se Porti i Malit të Zi solli pagat më të larta në rajon por nuk do të krahasohet me portin turistik të Durrësit.
“Sot vijnë pas ligjit 107, i cili u miratua për të ratifikuar marrëveshjen ku rizhvillimi i Durrësit, duke nisur nga porti është një nga 3 projektet kryesore, Ishte vullneti i Princit të Kurorës, i cili u dakordësua gjatë vizitës që ne patëm atje për ta bërë këtë. Tha do ju coj më të mirin. Sot jemi në kushtet kur po e nënshkruajmë një memorandum dhe përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar pë rata që nuk kanë lënë gjë për të thënë për këtë projekt që nuk do të ndryshojë vetëm Durrësin, por të gjithë bregdetin shqiptar. Efekti i portit turistik do të jetë spektakolar. Nuk është çështja e 12 mijë vendeve të reja pune, nuk është për sjelljen e 1000 jahteve, nuk është fjala për hotelet, baret, restorantet, teatrot apo rezidencat që do të ndërtohen aty, as për faktin që me ndërtimin e këtij porti, të rritet vlera e pasurisë së të gjtha qytetarëve të Durrësit se njerëzit do të duan të blejnë e shesin shumë më tepër se do të rritet vlera e pronave në vijë bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në Evropë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të lartat në rajon, është rezultat i një rruge nga Port of Montenegro”, tha Rama.
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, investitori Muhammed El Alabbar: Premtoj se do të marrim mendjet më të mira për krijimin e një jete të re
Investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar foli për nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit duke premtuar se do të krijojnë diçka madhështore, nga e cila do të mahniten njerëzit e nuk do të duan të largohen.
Për këtë theksoi se do të marrin mendjet më të mira ndërsa nuk hezitoi të shprehte falënderimet për të gjithë ekipin që ka punuar për këtë projekt të madh.
“Kemi pasur shumë pika për të cilat kemi diskutuar, por do ta quaja një kohë mjaft të vështirë, por sërish pse duhet të flasim për vështirësitë dhe sa e vështirë ishte. Mendoj se ekipi i qeverisë ka përgjegjësinë, detyrën për të bërë më të mirën për qeverinë dhe mendoj se ka bërë punë të mirë. Jemi këtu, dua të falenderoj këdo që është përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi. Ajo çfarë është e jashtëzakonshme është se i ka sjellë kaq pranë Shqipërinë dhe Emirateve Arabe dhe dua të theksoj se Madhëria e tij është i lumtur që jeni në këtë pikë sepse herën e fundit tha se duhet ta përfundojmë këtë gjë. Shpresojmë që është fillesa e bashkëpunimit. Nëse dikush na pyet se për cfarë është e gjitha kjo, është për krijimin e një jete të re. Ne do të krijojmë dicka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që motori ekonomk shqiptar ia vlen. Shifrat janë shumë të larta të turizmit. Për mua personalisht është kaq privilegj që unë të marr pjesë e të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe Durrës. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë, por kur të bëj gabim do ju kërkoj falje”, tha Muhammed El Alabbar.