Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Mësohet se kjo bisedë u zhvillua në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë. Fokusi pa dyshim ka qenë lufta në Ukrainë, e cila vijon që prej muajit shkurt, por gjithashtu një tjetër temë e rëndësishme ka qenë edhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev.
Ka qenë ministrja e Jashtme, Olta Xhacka që e bëri publike më herët këtë lajm, e ndërsa sot është diskutuar edhe nga Rama në besën që pati me Zelesnkyyn.
Kujtojmë që ky është komunikimi i dytë që Rama ka pasur me presidentin Ukrainas.
Më herët, ai ka vizituar Kievin më 15 qershor. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut aso kohe u zotuan se do rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia.