Sevilla është fituesja e UEFA Europa League 2022-23 për herë të shtatë nga shtatë finale gjithsej duke vendosur një rekord të vërtetë.
Kjo, pasi mundi me penallti (1-1 koha e rregullt dhe shtesë, 3-1 pen.) Roma-n në finalen e madhe të Budapestit në “Puskas Arena”.
Roma kaloi e para në avantazh gjatë pjesës së parë me Paulo Dybala. Argjentinasi shfrytëzoi mjaft mirë një hapësirë në qendër të mbrojtjes së spanjollëve dhe arriti të kalonte portierin Bono.
Sevilla barazoi shifrat në minutën e 55 me autogolin e Gianluca Mancini-t. Ndërsa në minutën e 78 ata morën një 11-metërsh, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari e anuloi.