Qëndrimi ulur është zakoni i cili duhet të hiqet për të pasur një jetë më të gjatë. Është e vërtetë se disa njerëz e kanë të pamundur ta shmangin për shkak të punës me orë të gjata në zyra.
Një studim tregon se ata që qëndrojnë ulur kanë jetë relativisht më të shkurtër se sa ata që kanë aktivitete ditore të çfarëdollojshme.
Koha e qëndrimit ulur çdo ditë përfshin çdo aktivitet të kryer në pozicion ulur ose shtrirë që kërkon pak shpenzime energjie, si puna në kompjuter, qëndrimi përballë televizorit, luajtja e video-lojërave, drejtimi i një makine.
Në tërësi, mendohet se koha e qëndrimit ulur përbën më shumë se gjysmën e orëve të zgjimit të shumicës së të rriturve.