Qëndrimi ulur për më shumë se 10 orë në ditë shton riskun për t’u prekur nga demenca. Sipas një studimi, qëndrimi ulur për shumë orë, edhe pse i alternuar me qëndrime të shkurtra në këmbë, dëmton organizmin dhe ndikon në shfaqjen e sëmundjeve në tru.
Kërkuesit janë bazuar në të dhënat e rreth 60 mijë vullnetarëve, të cilët janë monitoruar për një javë 24 orë në 24.
Pas ndarjes së kategorive dhe efekteve që mund të kenë faktorë si mosha, gjinia, niveli i edukimit, etnia, sëmundjet kronike, rreziku gjenetik, stili i jetës, aktiviteti fizik, shëndeti mendor, veset etj, studiuesit kanë vërejtur se jeta sedentare dhe qëndrimi ulur për 10 orë në ditë ndikon dhe në shfaqjen e alzheimer.
Të gjithë ata të cilët kanë një punë që i detyron të qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë duhet të merren me aktivitete fizike ose të paktën ta alternojnë qëndrimin e tyre me lëvizje të herë pas hershme.