Një shtetas shqiptar në Itali është plagosur më armë zjarri në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Santo Cantone, në lagjen Nesima në Katania.
Gjithashtu me armë është qëlluar edhe një person tjetër i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit, duke lënë gjurmë gjaku. Sipas mediave italiane, të plagosurit ndodhen në spital.
Sakaq nuk dihet rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të situatës.