Për Qazim Laçin, ky sezoni mund të konsiderohet më i arti në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar e gjeti shpejt veten në futbollin çek ku u përshtat dhe arriti disa rekorde.
Në anketën tradicionale të klubit, Sparta Prague, Laçi është përzgjedhur si autori i golti më të bukur të vitit.
Goli u shënua në ndeshjen me FC Copenhagen në fazën “play off”. Laçi ekzekutoi një goitje dënimi të saktë edhe pse skuadra nuk arriti të fitojë.
Mesfushori shqiptar është i dyti në renditjen e asistuesve më të mirë, vetëm një pasim prapa vendit të parë.