Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën. Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes.
Presidenti Putin tha gjithashtu se është vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë.
Ukraina dhe Rusia kanë thënë më parë se nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara. Ukraina dëshiron që kufijtë e saj siç ishin në vitin 1991 të rivendosen, diçka që Kremlini është thellësisht kundër.