Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur sot se kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeniy Prigozhin, ka refuzuar ofertën që luftëtarët e tij të shërbejnë si njësi në ushtrinë ruse. Putin shtoi se përgjigjja e tij ishte se janë vetë ushtarët ata që nuk pajtohen me këtë vendim.
Bisedimet u zhvilluan disa ditë pas rebelimit të ndërprerë të Wagnerit më 23-24 qershor, që doli kundër autoritetit të Putinit dhe Kremlinit.
Sipas marrëveshjes që u arrit mes tyre, mercenarëve iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusinë aleate.
Wagner ka luftuar betejat më të rëndësishme që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.
Por, sipas ushtrisë amerikane ky grup nuk është më pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë.