Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit këtë të martë në orët e para në mëngjes. Në aeroport kreu i Kremlinit u prit nga ministri kinez i Tregtisë.
Gjatë ditës ai pritet të marrë pjesë në forumin ‘Brez dhe Rrugë’ i organizuar nga lideri kinez Xi-Jingping dhe do të bisedojë me liderët e Vietnamit, Tajlandës, Mongolisë dhe Laosit.
Si i ftuari kryesor i forumit, Putin do të takohet edhe me presidentin kinez për bisedime dypalëshe. Dy liderët pritet të diskutojnë për bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit në fushën e energjisë dhe teknologjisë.
Ky është udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për të në mars.