Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po ndodh në Izrael është e tmerrshme, por mohoi që Irani të jetë i përfshirë.
Duke folur në një konferencë në Moskë, Putin – i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në lidhje me Ukrainën, akuzoi SHBA-në për nxitje të tensionit.
“Unë nuk e kuptoj pse Shtetet e Bashkuara po sjellin grupe aeroplanmbajtëse në rajon”, tha Putin.